Flash

Vrasësi i Charlie Kirk kishte gdhendur fjalët “Bella Ciao” në plumb

Lapsi.al 12 September 2025
Vrasësi i Charlie Kirk kishte gdhendur fjalët “Bella Ciao”

Një i ri nga Utah, Tyler Robinson, 22 vjeç, është vënë në pranga nga FBI, pasi dyshohet se qëndron pas atentatit me snajper ndaj aktivistit politik Charlie Kirk, ngjarje që ndodhi të mërkurën në ambientet e Universitetit të Utah. Sipas burimeve të hetimit, një nga plumbat që u përdor në atentat kishte të gdhendur shprehjen “Bella Ciao”, një detaj që ngre shumë pikëpyetje për qëllimet e autorit. Nuk është sqaruar ende nëse ky ishte plumbi që e goditi për vdekje Kirk-un.

Presidenti Donald Trump konfirmoi arrestimin gjatë një interviste televizive, duke shtuar se autori e kishte pranuar krimin përpara babait të tij. Ky i fundit më pas e bindi të birin që të dorëzohej. Hetuesit po analizojnë postime në platformën Discord, ku Robinson fliste për një plan të detajuar për të vrarë Kirk-un.

Vrasesi2

Pamjet e sigurisë tregojnë të dyshuarin duke arritur në zonën e kampusit me një makinë Dodge Challenger rreth katër orë para ngjarjes. Ai shihej me veshje të thjeshta – një bluzë kafe, pantallona të shkurtra të çelëta, një kapele të zezë me logo të bardhë dhe atlete me ngjyra. Guvernatori i Utah, Spencer Cox, tha se në momentin e arrestimit, veshja e Robinson përputhej me atë që u pa në kamerat e sigurisë.

Të këshilluara

DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse?

6 vende të NATO-s kufizohen me Rusinë. Ato raportojnë shqetësime pothuajse çdo ditë: sinjale GPS që dështojnë, avionë që fluturojnë në territorin e NATO-s, dron...

20:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI