Flash

PAMJET/ PD kërkon një minutë heshtje për Azem Hajdarin dhe Charlie Kirk, PS refuzon

Lapsi.al 12 September 2025
PAMJET/ PD kërkon një minutë heshtje për Azem Hajdarin dhe

Partia Demokratike ka kërkuar sot në Kuvend mbajtjen e 1 minute heshtje në nderim të Azem Hajdarit dhe të ideologut konservator amerikan Charlie Kirk, i vrarë dy ditë më parë në Utah.

Kërkesa u bë nga deputeti i PD-së Tritan Shehu, i cili nguli këmbë që parlamenti të nderonte figurën e liderit historik të Dhjetorit ’90 dhe viktimën e atentatit në SHBA, të dy të rinj të vrarë nga e majta radikale.

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/09/WhatsApp-Video-2025-09-12-at-20.37.39.mp4"][/video]

Megjithatë, shumica socialiste vendosi të mos i bashkohej kësaj nisme, duke refuzuar mbajtjen e heshtjes në sallë, si për ish-deputetin shqiptar që sot kishte përvjetorin e vrasjes, ashtu edhe për 31 vjecarin Kirk, mik të Presidentit Trump dhe zv/Presidentti JD Vance.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/09/WhatsApp-Video-2025-09-12-at-20.21.21.mp4"][/video]

Pavarësisht vendimit të PS-së, deputetët demokratë mbajtën 1 minutë heshtje në parlament, duke nderuar si Hajdarin, ashtu edhe Kirk. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI