Flash

Parashikimi i motit për ditën e premte

Lapsi.al 12 September 2025
Parashikimi i motit për ditën e premte

Përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime.

Më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës Perëndimore.

Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa vija bregdetare do të vijojë me kthjellime gjatë pasdite dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat e Verilindjes deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI