Flash

Misteri i këpucëve të zhdukura: Manchester United hap një hetim

Lapsi.al 12 September 2025
Misteri i këpucëve të zhdukura: Manchester United hap një
“Ndoshta do të duhej t’i kishim thënë se kishim vetëm këpucë pa tacheta, në mënyrë që të ndihmonim skuadrën vendase”, komentoi me ironi Andre Gullord për BBC Sport. Në Bergen, Norvegji, ai menaxhon një aktivitet të veshjeve sportive dhe pak para ndeshjes së skuadrës vendase femërore përjetoi një përvojë të pazakontë. Kjo sepse, siç tregoi ai, rreth orës 16:30 drejtuesit e Manchester United femra hynë në dyqanin e tij për të kërkuar një zgjidhje ndaj një emergjence të vërtetë. Këpucët e lojtareve kishin zhdukur dhe pas pak orësh duhej të luanin. Pas një dite, skuadra angleze vendosi të hapte një hetim për të kuptuar se si kishte mundur të ndodhte një ngjarje e tillë.

Champions, Manchester United i femrave humb në Norvegji

United ishte aty për të zhvilluar ndeshjen e vajtjes për fazën kualifikuese të Uefa Women’s Champions League. Takimi më pas përfundoi 1 me 0 në favor të Bran Kvinner, skuadra vendase, por nuk ishte rezultati ai që bëri lajm. Ende nuk dihet cili ka qenë shkaku, por sapo zbritën në Norvegji, lojtaret vunë re që çantat me këpucë kishin humbur. Krahasuar me shoqet e saj, sigurisht që i shkoi më mirë Lisa Naalsund: ajo ka lindur në Bergen dhe për të zgjidhur problemin telefonoi nënën e saj për t’ia sjellë një palë rezervë.

Misteri i këpucëve të zhdukura: rindërtimi i ngjarjeve nga Manchester United

Për të lehtësuar lëvizjet dhe rikthimin në Angli, drejtuesit e United vendosën të udhëtonin me një charter drejt Norvegjisë. Lojtaret, në fakt, do të angazhohen të dielën në kampionat kundër London City. Sipas asaj që është raportuar, ende nuk dihet nëse rrëmuja e udhëtimit apo seanca stërvitore shkaktuan incidentin e këpucëve, por është hapur një hetim për ta zbuluar. Pasi u stërvitën në qendrën sportive të Carrington-it, Red Devils u nisën, dhe vetëm pasi mbërritën në Bergen vunë re zhdukjen. Që nga ai moment nisi kërkimi i një zgjidhjeje, e gjetur më pas tek një dyqan pranë stadiumit. Drejtuesit u paraqitën aty rreth tre orë para ndeshjes dhe blenë 15 palë këpucë dhe 20 palë mbrojtëse kërcinjsh. Pronari i aktivitetit, Andre Gullord, deklaroi: “Na kishte ndodhur edhe herë të tjera që lojtarët të harronin këpucët e tyre, por kurrë e gjithë skuadra. Jemi një dyqan i madh, por ato patën fat që kishim kaq shumë në magazinë dhe të përmasave të duhura”. Një dëm jo vetëm mendor për lojtaret, të detyruara të dilnin nga zona e tyre e rehatisë pa pajisjen e duhur, por edhe ekonomik për klubin: “Shpenzuan rreth 200-230 sterlina për palë”, deklaroi Gullord. Ndërkohë nga Manchester sigurojnë: “Kemi siguruar këpucë të reja të markës dhe të përmasave të duhura për të gjitha lojtaret e përfshira”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI