Flash

FBI e konfirmon: Vrasësi i Charlie Kirk u arrestua

Lapsi.al 12 September 2025
FBI e konfirmon: Vrasësi i Charlie Kirk u arrestua

Tyler Robinson, 22 vjeç, është identifikuar si autori i vrasjes së Charlie Kirk, 31 vjeç, gjatë një tubimi në Universitetin Utah Valley të mërkurën. Lajmin për arrestimin e Tyler Robinson e ka konfirmuar edhe FBI.

Më herët, Presidenti amerikan, duke folur në Fox News, njoftoi arrestimin, duke thënë se dikush shumë i afërt me të dyshuarin e kishte denoncuar atë.

Burimet i thanë CNN se vrasësi ia rrëfeu të atit, i cili më pas e kontaktoi, duke çuar në arrestimin e tij. Gazeta New York Times raportoi se i dyshuari u arrestua rreth orës 23:00 sipas kohës lokale në Utah të enjten në mbrëmje.

Zbulimi se i dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator 31-vjeçar Charlie Kirk është arrestuar dhe po merret në pyetje u bë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në mesditën e së premtes (12.09.25).

"Unë besoj me siguri të madhe se e kemi atë në paraburgim. Shpresoj që ai të shpallet fajtor, siç e imagjinoj unë, dhe shpresoj që të marrë dënimin me vdekje për atë që bëri", tha Trump.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI