Flash

Dronët rus në hapësirën polake, ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski vizitë në Kiev

Lapsi.al 12 September 2025
Dronët rus në hapësirën polake, ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslaw Sikorski ka arritur në Kiev më 12 shtator për bisedime të sigurisë, disa ditë pasi në hapësirën ajrore të Polonisë u futën dronë rusë, ngjarje që nxiti shqetësime se pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në shtete të tjera. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, publikoi fotografi të takimit të tij me homologun polak, në një stacion treni në Kiev.

“Në dritë të përshkallëzimit të terrorit të Rusisë kundër Ukrainës dhe provokimeve kundër Polonisë, ne qëndrojmë të bashkuar”, shkroi Sybiha në rrjetet sociale.

“Do të zhvillojmë bisedime të rëndësishme për sigurinë tonë të përbashkët, anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe për presionin ndaj Moskës”, shtoi ai.

Polonia dhe aleatët e saj të NATO-s rrëzuan dronë rusë që hynë në hapësirën ajrore polake të mërkurën, për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Moska ka mohuar se ka shënjestruar Poloninë./REL

Të këshilluara

Nis seanca konstituive në Kuvend

Ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin Kombëtar. Në seancën e parë pritet të ngrihet komisioni i...

10:15

Parashikimi i motit për ditën e premte

Përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit të jetë nën mbizotërimin e intervaleve ...

07:25

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI