Flash

17-vjeçari shqiptar plagosi me thikë mësuesen në Gjermani, zbardhet motivi i sulmit

Lapsi.al 12 September 2025
17-vjeçari shqiptar plagosi me thikë mësuesen në Gjermani,

Plagosja rëndë me thikë e mësues nga nxënësi 17-vjeçar kosovar në Essen ka motive fetare. Autori i dyshuar i krimit kishte qenë dhe më parë nën mbikëqyrjen e policisë.

Ministri i Brendshëm i landit NRW, Herbert Reul, bëri publike disa të dhëna të reja në lidhje me sulmin me thikë të 17-vjeçarit kosovar ndaj një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen.

Sipas tij analiza fillestare e videove të gjetura në pajisjet e sekuestruara të të pandehurit ka ngjallur dyshime se kemi të bëjmë me një krim për motive fetare.

Ministri Reul shtoi më vonë se provat për motivim islamist po shtohen. Sipas burimeve nga organet e rendit 17-vjeçari e ka komentuar krimin e tij në një video. Në atë video ai deklaron se arsyeja për krimin është, se mësuesja kishte fyer Profetin. Po ashtu ai ka thirrur disa herë edhe “Allahu Akbar”.

Sipas informacioneve të mëtejshme të mbledhura nga hetuesit, kosovari 17-vjeçar kishte rënë në sy edhe më parë tek organet e policisë për kërcënime, shkelje të ligjit për armët, dëmtime të rrezikshme trupore dhe posedim të pornografisë me fëmijë.

Për shkak të “anomalive në sjellje” në shkollë organet e rendit kishin përgatitur për të në pranverën e vitit 2023 edhe një raport vëzhgimi dhe vlerësimi. Në këtë raport Policia e Essenit e kishte klasifikuar atë si “individ me potencial rreziku”. Por për shkak se për disa kohë 17-vjeçari nuk kishte rënë më në sy, policia e Essenit e kishte anuluar këtë klasifikim.

Sipas Zyrës së Policisë së Landit, e cila po të rishqyrton vendimet e policisë së Essenit, kosovari 17-vjeçar ka qenë i përfshirë edhe dy incidente të tjera: një kërcënim në vitin 2024 dhe një “dëmtim të ndërsjellë të rrezikshëm trupor” në prill 2025.

Sipas ministrit të Brendshëm të landit NRW pas tentativës për vrasjen e mësueses, në qendër të qytetit të Essenit kishte pasur po atë ditë një tentativë tjetër për vrasje ndaj një burri të pastrehë dhe policia po heton nëse kosovari 17-vjeçar është përgjegjës edhe për këtë krim./DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit të jetë nën mbizotërimin e intervaleve ...

07:25

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI