Flash

Zhegrova, njoftimi i papritur në ditën e prezantimit: “Ndaj Inter nuk do të jem”

Lapsi.al 11 September 2025
Zhegrova, njoftimi i papritur në ditën e prezantimit: “Ndaj
Bilanci i drejtorit të përgjithshëm bardhezi Damien Comolli dhjetë ditë para përfundimit të merkatos tregon për një Juve më të fortë se më pare, duke prezantuar dy lojtarët e ardhur në ditën e fundit të merkatos: Edon Zhegrova e Openda. “Jemi treguar të zotë për të gjetur ekuilibrin e duhur mes nevojave financiare dhe dëshirës për të ngritur nivelin: organika është më e pasur, skuadra më konkurruese…”. Lexo më tej: Zhegrova te Juventus, pse goditja e merkatos nuk luan që nga dhjetori 2024 Nëse topi përfundon në zonën ku duhet të krijohet mjaft ankth për mbrojtjet kundërshtare, ja ku shfaqet adrenalina e belgut Openda. “Jam një numër nëntë – kështu foli ish-sulmuesi i Leipzig –, por nuk kam probleme të lëviz në gjithë frontin e sulmit, do të luaj aty ku më kërkon trajneri. Në Itali ka pak fantazi? Shpresoj të sjell shpejtësinë time, një nga karakteristikat më të mira që më shoqërojnë. Konkurrenca përpara? E di shumë mirë që do të ketë kohë edhe për pankinën, e dija që kur pranova transferimin këtu…”.

Zhegrova e Openda prezantohen te Juventus

Openda ngroh motorin (“Nëse do të ketë hapësirë, jam gati për sfidën me Interin”), më pak Zhegrova. “Po punoj, por duhet edhe pak kohë për të qenë në formën më të mirë: kam folur me Tudor, të shtunën nuk do të jem…”. Openda po, Zhegrova (për momentin) jo: ky është bilanci i të ardhurve të rinj pak orë para Derby d’Italia në program të shtunën pasdite në Stadium.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI