Flash

Qeveria e re/ Lubonja: Njëshi është Rama, të gjithë janë zero

Lapsi.al 11 September 2025
Qeveria e re/ Lubonja: Njëshi është Rama, të gjithë

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Log." në News24, komentoi emërimet e ministrave të rinj në qeveri. Lubonja u shpreh se kriter për kryeministrin Edi Rama nuk ka qenë cilësia, por bindja e verbër ndaj tij.

"Jemi në një regjim. Edi Rama sot tha se nuk ka nevojë për rotacion. Edhe kur foli për drejtësinë, tha se ka probleme, por shtoi se “ne do e çojmë në drejtimin e duhur”. Ballukun e ka vënë zv kryeministre sepse është më e mira e mundshme?

Kriteri është i qartë. Njëshi është Rama, të gjithë janë zero. Edhe kryetar bashkie Edi Rama ka mbetur, tani që u burgos Veliaj. Rama ka kriter se kush është më i binduri tërësisht.

Këta janë ‘Lenka Çuko e radhës’. Në kohën e PPSH, Enver Hoxha vendosi fillimisht shokët e luftës dhe më vonë i zëvendësoi me emra pa histori nga pas, që thjesht i bindeshin" - tha Lubonja. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI