Flash

PS mbledh sot Asamblenë e Përgjithshme, Rama zbulon strukturën e ekzekutivit të ri

Lapsi.al 11 September 2025
PS mbledh sot Asamblenë e Përgjithshme, Rama zbulon strukturën e

Të gjithë do të mësojnë sot emrat e ministrave të qeverisë së re.

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të mblidhet paraditen e sotme, në periferi të Tiranës, Edi Rama do të publikojë listën e emrave që do të jenë pjesë e ekzekutivit të tij në këtë mandat të katërt qeveritar.

Pritet që në përbërje të ekzekutivit të ri të jenë përfaqësues politikë socialistë dhe teknicienë.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama po ashtu pritet të shpalosë edhe piketat e qeverisjes së 4 viteve të ardhshme dhe sfidat me të cilat do të përballet ajo, prioritet mbeten reformat e nevojshme për integrimin evropian, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.

Sipas rendit të ditës, pas fjalës së kryeministrit Rama, do të ketë një hapësirë për diskutime.

Ndërkohë që një ditë pas mbledhjes së Asamblesë socialiste, do të zhvillohet seanca e parë e Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar tashmë datën 12 Shtator për mbledhjen e legjislaturës së XI-të. Seancë në të cilën të 140 deputetët e rinj do të betohen për të ushtruar detyrën e tyre në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Pas konstituimit të Parlamentit, kryeministri Rama do të duhet që të dorëzojë në zyrën e Presidentit propozimet për ministra. Presidenti ka në dispozicion 7 ditë kohë për dekretimin e ministrave, ndërkohë që më pas brenda 10 ditësh dekretet e kreut të shtetit kalojnë për votim në seancë plenare. Në të njëjtën seancë ku kryeministri paraqet edhe programin politik të qeverisë së tij.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit duke gjen...

07:25

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI