Tirana ka mirëpritur sot drejtuesit më të lartë të UEFA-s, që kanë zgjedhur në të paktat raste të mbajnë jashtë Zvicrës mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e bashkë me të edhe figura të larta të lojës si Luis Figo apo Aliosa Asanovic kanë mbërritur në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë.
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet sot, duke nisur nga ora 14:00 deri në 17:00, ku do të diskutohen caktimi i vendeve pritëse të finaleve të e UEFA Champions League 2027, UEFA Women’s Champions League 2027, UEFA Futsal Champions League 2026, UEFA Futsal Under-19 EURO 2027 dhe UEFA Women’s Futsal EURO 2027. Gjithashtu, në rend dite janë edhe tre çështje të tjera: shpërblimet për finalet e UEFA Women’s Nations League 2025, miratimi i rregulloreve të Kampionatit Europian të Futsalit për vajza dhe rregulloret e fazës kualifikuese europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.
Lexo më tej: Serbia pa tifozë kundër Shqipërisë: FIFA gati ta ndëshkojë pas incidentit me Anglinë
Sanksionet që rrezikon Serbia pas ngjarjeve në ndeshjen me Anglinë nuk janë diskutuar, duke qenë se është ende herët për të dalë në një konkluzion, por mundësitë që ndeshja e 11 tetorit kundër Shqipërisë të luhet pa tifozë, apo në fushë asnjëanëse janë të mëdha.
Përpara kësaj mbledhjeje, Presidenti Čeferin, Presidenti Duka dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, së bashku me përfaqësues të federatave europiane, morën pjesë në festivalin e futbollit për fëmijë që u organizua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ceferin është zhveshur nga kostumi, për të zbritur në fushë, bashkë me disa nga përfaqësuesit europianë dhe stafi i Kombëtares shqiptare Zabaleta, Doriva, Sylvinho, duke luajtur futboll bashkë me fëmijet pjesëmarrës.
[video width="202" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/09/68c2839c3eafc.mp4"][/video]