Flash

Ermal Dredha merr pjesë në Asamblenë e PS-së

Lapsi.al 11 September 2025
Ermal Dredha merr pjesë në Asamblenë e PS-së

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, një ditë pas dorëheqjes së tij nga drejtimi i pushtetit lokal. Një një prononcim të shkurtër për media, Dredha deklaroi se këtë vendim e ka marrë kohë më parë dhe për arsye të një reflektimi me veten e vetë.

“Thjesht ky është një reflektim që kam bërë me veten. Reflektimi nuk fillon një ditë përpara Asamblesë, ka kohë që e mendoj, për shumë arsye, për arsye familjare. Megjithatë, dashuria për Vlorën është e para. Jam djalë Vlore, kam lindur në Vlorë dhe dashuria për Vlorën s’ka për të shteruar kurrë. Unë do të vazhdoj të kontribuoj për Vlorën time, kudo që të jem. Jam i sigurt që do të ketë një ekip që do ta çojë Vlorën përpara, unë do të të mbështes dhe mbetem socialist. Kam qenë dhe socialist do të jem gjithmonë, pasi është familje dhe është gjë e rëndësishme. Nuk mund të bëj komente më shumë se kaq,” tha Dredha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit duke gjen...

07:25

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI