Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Chelsea, 74 akuza për shkelje të rregullave të Premier League: e fundos Abramovich

Lapsi.al 11 September 2025
Chelsea, 74 akuza për shkelje të rregullave të Premier League: e

Chelsea është akuzuar për 74 shkelje të rregullave të FA: londinezët janë futur përsëri në telashe pas parregullsive të supozuara të evidentuara nga Federata e Futbollit angleze që lidhen me bashkëpunimet me agjentët dhe investimet e palëve të treta te lojtarët. Gjithçka do të ishte kryer mes viteve 2009 dhe 2022, pra pothuajse gjatë gjithë presidencës së Roman Abramovich. Sipas deklaratave zyrtare, shkeljet “i referohen kryesisht ngjarjeve të ndodhura mes sezonit futbollistik 2010/11 dhe sezonit futbollistik 2015/16”. Sipas asaj që raportohet nga DailyMail, pronësia aktuale e Blues (konsorciumi i drejtuar nga Todd Boehly/Clearlake) do të kishte zbuluar problemet e mundshme kur kreu due diligence lidhur me blerjen e tyre, duke denoncuar gjithçka në federatë e cila hapi çështjen. Chelsea ka kohë deri më 19 shtatorin e ardhshëm për të dhënë përgjigjen e vet.

Për çfarë akuzohet Chelsea

Komunikata e FA përmban të gjitha akuzat për të cilat londinezët do të thirren të japin përgjigje: “Chelsea është akuzuar për 74 shkelje të rregullave të FA mbi bashkëpunimin me agjentët dhe mbi investimet e palëve të treta te lojtarët”. Në praktikë, gjatë epokës Abramovich, i ardhur në 2003 dhe larguar në 2022, klubi do të kishte shkelur rregulloret që lidhen me marrëdhëniet me agjentët e futbollistëve, përdorimin e ndërmjetësve dhe investimet e palëve të treta te lojtarët, me vëmendje të veçantë për sezonet sportive mes 2010/11 dhe 2015/16. Në total janë 74 pikat e akuzës për të cilat Blues do të duhet të japin përgjigje deri më 19 shtator.

Çështja del në dritë vetëm tani sepse shpërtheu pas një denoncimi nga pronësia e re që bleu Blues në vitin 2022. Verifikimet e rastit nxorën në pah anomalitë që u bënë tema kryesore e hetimit të zhvilluar nga federata, e cila më pas formuloi akuzat. Chelsea do të mund të sjellë prova dhe justifikime për të shpëtuar deri më 19 shtator, të cilat do të vlerësohen nga një komision disiplinor i pavarur i emëruar nga FA. Në atë moment do të ketë seancë, vendim dhe apel të mundshëm nga klubi anglez.

Çfarë mund të ndodhë

Ka disa skenarë të mundshëm për të ardhmen e Chelseat nëse akuzat do të konfirmoheshin. Sanksioni më i lehtë është gjoba ekonomike, që mbetet edhe më i mundshmi, përveç gjobave dhe pezullimeve individuale për drejtuesit dhe ndërmjetësit që do të rezultonin të përfshirë në këtë çështje. Por ka edhe perspektiva shumë më të këqija, si për shembull zbritja e pikëve në renditje. FA mund ta aplikojë këtë lloj sanksioni kundër Blues vetëm nëse do të vendoste se 74 shkeljet e supozuara kanë ndikuar në integritetin e garave ku ata morën pjesë në ato vite, për shembull me regjistrime të parregullta të lojtarëve.

Lexo më tej: Fundi i epokës Abramovich te Chelsea: Clearlake bëri blerjen më të madhe në historinë e futbollit

Dënimi i fundit i mundshëm është bllokimi i merkatos për një ose më shumë sesione siç i kishte ndodhur londinezëve tashmë në vitin 2019, një precedent që shqetëson pronësinë: atëherë kishte afruar 29 lojtarë nën 18 vjeç të huaj në mënyrë të parregullt, pa respektuar rregullat e FIFA-s që mbrojnë të miturit dhe gjykata vendosi bllokimin për dy sesione, i reduktuar në një (atë veror të vitit 2019) pas apelimit të fituar nga klubi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI