Flash

Aksident i rëndë në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përplas automjetet e parkuara

Lapsi.al 11 September 2025
Aksident i rëndë në Kukës/ Makina del nga rruga dhe

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate në qytetin e Kukësit, në zonën e njohur si “Sheshi Agjensia”. Një automjet tip Benz, ku udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara pranë rrugës, për të përfunduar më pas disa metra më poshtë pasi ka humbur kontrollin.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë, dy të rinjtë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët janë dërguar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të natyrës së plagëve, të rinjtë janë transportuar më pas drejt spitalit të Prizrenit për trajtim të specializuar. Gjendja e 17-vjeçarit është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e një hemorragjie të brendshme në kokë dhe dëmtimeve të organeve të brendshme. Rreth orëve të para të mëngjesit, ai është transportuar me urgjencë në

Spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të jetë në kujdesin intensiv.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit mbi mjetin ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe mungesës së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda pak ditësh në qarkun e Kukësit. Vetëm dy ditë më parë, në një përplasje tragjike në Has, humbën jetën dy shtetas pas një aksidenti fatal mes dy automjeteve.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit duke gjen...

07:25

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI