Flash

Trump kërkon dënim me vdekje për autorin e vrasjes së vajzës ukrainase ne tren

Lapsi.al 10 September 2025
Trump kërkon dënim me vdekje për autorin e vrasjes së

Donald Trump ka kërkuar dënimin me vdekje për DeCarlos Brown, 34-vjeçarin e pastrehë që vrau Iryna Zarutska, një vajzë 23-vjeçare ukrainase që i kishte ikur luftës në vendin e saj duke emigruar në Shtetet e Bashkuara.

Vrasja ndodhi brenda një vagoni treni në Charlotte, Karolina e Veriut, kur burri, pa asnjë arsye të dukshme, e goditi me thikë gruan që ishte ulur përpara tij.

"Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase, e cila erdhi në Amerikë duke kërkuar paqe dhe siguri, duhet të marrë një gjyq të shpejtë dhe dënimin me vdekje! Nuk ka zgjidhje tjetër", - shkroi presidenti amerikan në Truth.

Imazhet e krimit kanë qarkulluar gjerësisht ditët e fundit, veçanërisht midis përdoruesve konservatorë të mediave sociale, të cilët akuzojnë mediat tradicionale se nuk e kanë mbuluar në mënyrë adekuate incidentin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shakira rikthehet me ish partnerin?

Marrëdhënia mes Shakirës dhe Antonio de la Rúa-s është rikthyer në qendër të vëmendjes. Së fundmi, një video e regjistruar të shtunën, më 30 gusht, ka tërhequr ...

19:35

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI