Marrëdhënia mes Shakirës dhe Antonio de la Rúa-s është rikthyer në qendër të vëmendjes. Së fundmi, një video e regjistruar të shtunën, më 30 gusht, ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Gjatë performancës së këngës “Días de Enero” në koncertin e saj në stadiumin GNP në Ciudad de México, biznesmeni argjentinas u kap në tribunë. Pamjet, të regjistruara nga një fans dhe të shpërndara në rrjetet sociale, treguan De la Rúa-n të ulur, duke u përpjekur të mos tërhiqte vëmendjen.
Në video, e cila u bë virale shumë shpejt, shihet gjithashtu ish-menaxheri i Shakirës ndërsa publiku këndonte këngën . Përdoruesit e rrjeteve sociale vunë re simbolikën e momentit, duke kujtuar se kënga u kompozua gjatë lidhjes së saj me argjentinasin.
Kjo nuk është hera e parë që Antonio de la Rúa shoqëron këngëtaren në turnetë e saj ndërkombëtare ose në momente private. Javë më parë, të dy u panë në një restorant në Miami së bashku me Milan dhe Sasha, fëmijët e Shakirës me Gerard Piqué.
Gjithashtu, gjatë paraqitjeve të mëparshme në SHBA dhe Kanada, biznesmeni u fotografua mes stafit teknik dhe familjarëve të afërt të Shakirës, duke mbajtur akreditime që e identifikonin si pjesë të stafit.
Shakira dhe Antonio de la Rúa u takuan në vitin 2000. Djali i ish-presidentit të Argjentinës nuk ishte vetëm partneri i saj romantik, por edhe një këshilltar strategjik, që ndihmoi në planifikimin e kalimit të saj në tregun ndërkombëtar.Bashkë ata realizuan albumin “Laundry Service” (2001), i cili përmbante hitin “Whenever, Wherever” .
Romanca përfundoi në vitin 2011, mes mosmarrëveshjesh dhe betejash ligjore. Antonio kërkoi një pjesë të fitimeve të këngëtares, duke pretenduar se ka dhënë kontribut në suksesin e saj.