Flash

Ndidi e Moses lënë nam para ndeshjes: rrëzim absurd në tunelin e stadiumit

Lapsi.al 10 September 2025
Ndidi e Moses lënë nam para ndeshjes: rrëzim absurd në
Afrika e Jugut–Nigeria ishte sfida kryesore e kësaj mbrëmjeje të kualifikimeve për Botërorin 2026. Dy kombëtaret u përballën në një ndeshje vendimtare për vendin e parë në renditje, të cilin e mbante pikërisht Afrika e Jugut me 17 pikë, +6 nga Nigeria me 11. Vetëm e para e grupit kualifikohet dhe për këtë arsye pritej një spektakël i madh, sidomos për të parë në veprim Kombëtaren e Osimhen mes favoriteve. Pavarësisht nga rezultati, ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe spektatorëve ishte një episod i ndodhur pak para fishkëllimës së fillimit, kur të dyja skuadrat po bëheshin gati të hynin në fushë që pa protagonistë Ndidi e Moses. Është momenti kur 22 protagonistët fillestarë janë në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe po përgatiten të hyjnë në fushën e gjelbër. Në një moment, kamerat kapin çastin kur dy lojtarë të Nigerisë, Ndidi dhe Moses Simon, rrëzohen në tokë pasi rrëshqitën. Një rrëzim i pashpjegueshëm, duke parë pamjet, që rrezikoi t’i dëmtone.

Lexo më tej: Galatasaray i çmendur për Osimhen: 3 milionë ndjekin live udhëtimin për në Stamboll

Ndidi, në një moment, duket sikur humb ekuilibrin ndërsa ecte në korridorin që do t’i drejtonte dy skuadrat në fushë. Lojtari rrëshqet pa ndonjë shpjegim të qartë duke e tërhequr me vete shokun që ndodhej pas tij. Moses, në përpjekje për ta kapur dhe për të shmangur që Ndidi të përfundonte në tokë, ra edhe ai në fund, duke u rrëzuar. Një skenë e pazakontë që bëri përshtypje edhe tek lojtarët e Afrikës së Jugut, të cilët u përpoqën t’i ndihmonin të ngriheshin.

Çfarë ndodhi me Ndidi dhe Moses

Gjithçka u mbyll mes mosbesimit të dy lojtarëve dhe kundërshtarëve, por edhe të publikut në shtëpi që e ndoqi skenën drejtpërdrejt në televizion. Nuk është e qartë se çfarë ndodhi, ndoshta edhe pak ujë mbi një sipërfaqe të lëmuar në kontakt me thumba të futbollistëve ka ndikuar që ata të binin përtokë. Të dy lojtarët në fund u kthyen normalisht në fushë duke buzëqeshur për atë që ndodhi dhe mbi të gjitha të kënaqur që nuk pësuan pasoja nga ai rrëzim që ishte më shumë komik sesa diçka tjetër.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI