Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Brazili humbet, Ancelotti i tërbuar:"Kundër nesh arbitri, policia e kapësit e topave"

Lapsi.al 10 September 2025
Brazili humbet, Ancelotti i tërbuar:"Kundër nesh arbitri, policia
Nuk ishte aq humbja e Brazilit ajo që bëri bujë, sa protestat: Ancelotti, dukshëm i zemëruar, u hodh kundër arbitrove përpara se të linte fushën në pushimin e pjesës së parë. Një ndeshje “e veçantë” e kanë quajtur nga Brazili. Kushtet e pafavorshme dhe sjellja pak korrekte, siç u denoncua nga presidenti i federatës, do të kishin ndikuar në zhvillimin e rregullt të lojës. Nën shënjestër edhe sjellja e djemve që kapin topat, të cilët fshehën dhe zëvendësuan topat zyrtarë për të favorizuar vendasit. Ndeshja u zhvillua në El Alto, qytet i Bolivisë, në një klimë mjaft të vështirë: stadiumi Municipal ndodhet në fakt në 4.100 metra lartësi. Lojtarëve të të dyja skuadrave u ishin dhënë qese me oksigjen për të mundur të rikuperoheshin gjatë pushimit dhe të luanin pa ndier shumë efektin e ajrit të rralluar. Një fitore e vendasve do t’u lejonte atyre të siguronin një vend në play-off për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm, që do të zhvillohet mes Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës.

Lexo më tej: Ancelotti nuk e thirri, Neymar e përgënjeshtron: “Dëmtim? Jo, për zgjedhje teknike”

Në këtë kontekst, penalltia, fillimisht e paakorduar e më pas e konfirmuar nga VAR, ndezi polemikat dhe garantoi për bolivianët 3 pikët. Në pjesën e dytë Ancelotti u përpoq ta përmbyste ndeshjen duke futur forca të freskëta, por lojtarët e sapo futur nuk sollën rezultatin e shpresuar, përkundrazi, nxorën edhe më shumë në pah se lojtarët e “Selecao” nuk ndiheshin rehat në një ambient të tillë. Për Brazilin kjo është humbja e parë që kur në stol është ulur trajneri italian. Fitorja e Bolivisë shënon gjithashtu një rekord negativ: vendi i pestë është rezultati më i keq në historinë e kualifikimit në Botërore. Në atdhe shpresojnë se kjo të sjellë fat, meqë herën e kaluar që ndodhi e tillë ata fituan Kupën e Botës, por janë vetëm statistika për Seleção, e cila tashmë është e kualifikuar në Botëror.

Ancelotti i tërbuar: “Topat u zëvendësuan, një turp”

Nga protestat në pushim e deri te ato pas ndeshjes, nuk ishte një përballje e qetë ajo mes Bolivisë dhe Brazilit. I pari që u zemërua ishte vetë Ancelotti i cili në fund të pjesës së parë shpërtheu kundër treshes arbitrale për të kontestuar penalltinë e avantazhit të përkohshëm bolivian. Në konferencën pas ndeshjes ai më pas deklaroi: “Ishte një ndeshje e vështirë, një futboll ndryshe si në nivel fizik ashtu edhe teknik.” Për të mundur të luhet në atë lartësi, në fakt, topat duhet të fryhen me një presion më të ulët nga zakonisht dhe për shkak të këtij kombinimi me lartësinë bëhen më të shpejtë. Diferenca e lojës u pa që në minutat e para, me djemtë e trajnuar nga italiani që vuajtën jo pak për të mbajtur kontrollin e sferës. Trajneri më pas komentoi problemet që lidhen me sigurinë dhe organizimin duke deklaruar: “Me këto gjëra nuk duhet të merren trajnerët, por zyrtarët e ndeshjes”, duke ia lënë më pas çështjen federatës. Pikërisht mbi këtë aspekt u hodh edhe presidenti i Federatës braziliane, Samir Xaud, i cili kritikoi menaxhimin dhe organizimin rreth ndeshjes: “Erdhëm këtu për të luajtur futboll, dhe megjithatë na u desh të përballeshim me 14 kundërshtarë. Madje kemi luajtur kundër arbitrove, policisë dhe djemve që mblidhnin topat, të cilët i hoqën për të vendosur të tjerë.” Ankesat kishin të bënin pikërisht me këtë ndërrim të topave që, të shkaktuar nga djemtë e topave, do të kishin zëvendësuar ata zyrtarë me të tjerë më të shfryrë për të favorizuar bolivianët. Xaud e përmbylli duke e quajtur atë që pa “një turp, një jo-lojë”.

Videoja në rrjete sociale që zbulon arsyen e protestave të Brazilit

Protesta e ngritur nga presidenti i Federatës do të kishte të bënte me sjelljen pak korrekte të djemve që mblidhnin topat. Nga fundi i ndeshjes ata hynë në fushë për të hequr topat e vendosur pranë vijës anësore për rinisjen e shpejtë dhe filluan t’i fshihnin. Në X një video ka filmuar momentin në fjalë. Siç shihet, ato mbahen pas gardhit që ndan shkallët nga fusha, në raste të tjera djemtë hyjnë në fushë dhe heqin topat për t’i fshehur pas tabelave reklamuese. Përveç kësaj, ato u zëvendësuan me të tjerë më të shfryrë dhe më pak të përshtatshëm për lartësinë. Të gjitha këto metoda, sipas federatës braziliane, shërbyen për të garantuar fitoren e Bolivisë. Vendasit me këtë sukses kanë siguruar në fakt hyrjen në play-off për kualifikimin në Botëror, ku nuk marrin pjesë që nga viti 1994.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI