Flash

Shqipëria, sot në fushë për fitore: situata sipas rezultateve të mundshme me Letoninë

Lapsi.al 9 September 2025
Shqipëria, sot në fushë për fitore: situata sipas
Shqipëria bëhet gati sonte në orën 20.45 për ndeshjen shumë të rëndësishme me Letoninë, me detyrimin jo vetëm për të bërë rezultatin, por edhe për të treguar se hijet e errëta të miqësores zhgënjyese, pavarësisht fitores, me Gjibraltarin, janë lënë pas. Sylvinho e ka të qartë, e bashkë me të edhe lojtarët, se kjo përplasje në Tiranë ka vetëm një alternativë, përndryshe në tetor kundër Serbisë mundësitë zvogëlohen ndjeshëm. Shqipëria u kthye nga Gjibraltari me shumë më tepër pikëpyetje, se sa normalisht do të sillte një fitore. Ajo 0-1 kundër vendit të 199 në renditjen e FIFA-s e ka vënë Shqipërinë, sikur të ishte e nevojshme, përballë një detyrimi absolut për të ndryshuar sjellje, por jo rezultat. Kundër Letonisë, asaj për të cilën shprehëm aq keqardhje kur barazuam në transfertë, duhet patjetër një sukses, për të vazhduar ëndërrën kualifikim.

Çfarë ndodh në rast mungese të fitores?

Pozitat në grup nuk i lënë asnjë shteg tjetër teknikut Sylvinho, që e di se nëse fiton ka akoma një betejë ezauruese mendërisht e fizikisht për ta konsumuar në Beograd, por nëse humbet mund të fillojë të bëjë gati fjalimin e dështimit. Që tani me një ndeshje më shumë se Serbia e me dy pikë më pak, do të duhet të shkonte në tetor në transfertën e frikshme me dy rezultate kundër në tre. Aspak premtuese kundër një kundërshtari, që duket se ka rigjetur te Vlahovic majën e saj të diamantit.

Kualifikimi vendoset në tetor

Natyrisht deri në tetor ka kohë për ta menduar se cfarë duhet bërë, por që të ketë kohë kuqezinjtë duhet të mposhtin në Tiranë Letoninë, jo një skuadër e papërballueshme, përkundrazi, por me daljet e fundit të njerëzve të Sylvinhos shumë më problematike se ai Gjibraltari i mundur me një penallti bujare. Kohë për eksperimente nuk ka, por nga ana tjetër askush nga lojtarët mbi të cilët bie përgjegjësia nuk ka dhënë përgjigje. Tifozët presin reagim, Sylvinho shpreson të ketë qenë një ditë jo, por me konceptin që braziliani e artikuloi pastër, në konferencë "në futboll nuk ka miqësore”, oguri nuk është i mirë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI