Flash

JLo dhe Ben Affleck, një vit pas divorcit: Miqësi mbi gjithçka

Lapsi.al 9 September 2025
JLo dhe Ben Affleck, një vit pas divorcit: Miqësi mbi gjithçka

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë mbajtur marrëdhënie miqësore, një vit pasi finalizuan divorcin e tyre, sipas raportimeve të fundit.

“Gjërat mes Ben dhe Jennifer janë mirë, edhe pse nuk janë më bashkë,” tha një burim për People. Burimi shtoi se çifti “planifikon të qëndrojë pjesë e jetës së njëri-tjetrit” për hir të fëmijëve të tyre.

Lopez është nëna e binjakëve 17-vjeçarë Emme dhe Max, ndërsa Affleck ka tre fëmijë: Violet, 19, Seraphina, 16, dhe Samuel, 13. Sipas burimeve, fëmijët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, ndajnë të njëjtin rreth shoqëror dhe flasin shpesh.

Një burim shtoi se Lopez është “një nënë e shkëlqyer dhe gjithmonë ka dhënë të njëjtën dashuri për fëmijët e Benit.” Megjithëse kontaktet e saj me Affleck janë më të rralla, ata sigurohen që fëmijët të kalojnë kohë së bashku sa herë që dëshirojnë.

Gjatë fundjavës së fundit, Lopez u pa duke bërë pazar me fëmijën më të vogël të Affleck në Beverly Hills. Ata gjithashtu drekuan së bashku, ndërsa hera e fundit që ishin parë  bashkë ishte në gusht 2024.

Affleck ka lavdëruar vazhdimisht Lopez për marrëdhënien që ka me fëmijët e tij dhe për mbështetjen ndaj tyre, duke e quajtur atë një person “spektakolar”. Ai gjithashtu tha se mundohet të jetë një “baba i mirë” për fëmijët e tij.

Të këshilluara

Macron shpall kryeministrin e ri të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur ministrin 39-vjeçar të Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, një mbështetës të flaktë të tij, si kryeministrin e ri në ve...

20:27

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI