Flash

DW: Pasojat që mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në dhe Ukrainën

Lapsi.al 9 September 2025
DW: Pasojat që mund të ketë kriza qeveritare e Francës

Pasojat e rënies së qeverisë së tretë franceze brenda 12 muajsh mund të ndikojnë edhe në BE dhe Ukrainë.

Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian pas Gjermanisë. Këto vende quhen shpesh “motori i integrimit evropian”, prandaj Brukseli po i ndjek me interes zhvillimet në Paris.

Eric Maurice, analist politikash pranë Qendrës së Politikave Evropiane, nuk pret që ndikimi të jetë aq i rëndë sa gjatë krizës së euros që filloi në vitin 2008. Megjithatë paqëndrueshmëria në Francë mund të ketë pasoja ekonomike për pjesën tjetër të BE-së – për shembull, për shkak të mungesës së investimeve ose të uljes së produktivitetit.

Rrezik bllokadash politike

Tani presidenti Macron do të detyrohet të gjejë sërish një pasues, të cilit do t’i duhet të punojë në të njëjtin mjedis të brishtë dhe të përballet me të njëjtat probleme buxhetore si edhe François Bayrou, që humbi votëbesimin në parlament, apo paraardhësit e tij. Asambleja Kombëtare e Francës ka 577 deputetë. Deputetët e ekstremit të djathtë dhe të majtë, të cilët para seancës së votëbesimit për kryeministrin Bayrou kishin thënë se do të votonin kundër qeverisë së ttij, kanë mbi 320 vende në Asamblenë Kombëtare, ndërsa centristët dhe aleatët konservatorë kanë 210 vende.

Pasoja politike për BE-në

Pra në rast se Franca do të përballet me bllokada politike, kjo do të kishte pasoja politike edhe për BE-në. Për shembull, pa një qeveri të re ka mundësi që Franca të mos pozicionohet qartë dhe të mos mbajë qëndrim brenda BE-së lidhur me çështje të tilla si migracionin, politikën bujqësore, tregtare apo industriale. Po ashtu nën një qeveri të re mund të ndryshojë edhe roli i Francës në BE.

Në frontin e politikës së jashtme nuk pritet të ndryshojë asgjë, për shembull në lidhje me Ukrainën, për sa kohë që presidenti Macron mbetet në detyrë. Megjithatë politologu Maurice thotë se për Macronin do të jetë e vështirë që t’i përmbushë planet tij. Për shembull rritja e planifikuar e buxhetit të mbrojtjes do të jetë e vështirë, nëse nuk ka buxhet ose nëse miratimi i tij shtyhet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI