Flash

Denoncimet e PD-së për manipulim votash, Celibashi: Po përgatisim kallëzimin

Lapsi.al 9 September 2025
Denoncimet e PD-së për manipulim votash, Celibashi: Po përgatisim

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka komentuar dhe denoncimet nga ana e Partisë Demokratike për manipulimin e votave. Gjatë një deklaratë për mediat, Celibashi është shprehur se komisionerët e partive politike janë totalisht jashtë autoritetit dhe përgjegjësisë së KQZ-së. Po ashtu Celibashi ka shtuar se janë duke përgatitur një material kallëzues për operatorët e PEI apo funksionarëve të tjerë që nuk kanë respektuar kërkesat e ligjit.

“Ata komisionerë që janë sot janë totalisht jashtë autoritetit dhe përgjegjësisë së KQZ, ata janë njerëz partiak. Vetë partitë në kërkesat që ata bënë pas mbylljes së procesit konfirmuan mungesën e besimit tek ata njerëz. Ato pamje ndoshta nuk ka nevojë se mundet në ato pamje organet e ndjekjes penale të fillojnë procesin penal dhe në disa raste mesa di unë kanë filluar. Ne jemi në proces dhe sic e përcakton kodi zgjedhor do fillojmë procesion e këqyrjes së materialeve zgjedhore dhe do adresojë në organin e prokurorisë ato raste si të komisionerëve, të operatorëve te PEI apo funksionarëve të tjerë që nuk kanë respektuar kërkesat e ligjit dhe dukshëm kanë kontribuar në cënimin e këtij procesi zgjedhor. Jemi duke përgatitur materialin përkatës kallëzues”, tha Celibashi.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Pjesa e parë të ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin shqiptar, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat d...

08:01

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI