Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zbardhet vendimi që liroi para kohe nga burgu Ragip Gilën

Lapsi.al 8 September 2025
Zbardhet vendimi që liroi para kohe nga burgu Ragip Gilën

Ragip Gila, autor i masakrës me dy të vdekur në Shkodër, ishtë person i njohur për policinë. Gila ishte dënuar në 2023 për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, më 5 vjet burg.   Nga ulja e 1/3 së dënimit, 29-vjeçari u dënua përfundimisht më 3 vjet dhe 4 muaj burgim.

Por qëndrimi i Gilës në burg nuk zgjati shumë. Ai u lirua nga qelia, më 18 gusht të vitit të kaluar me vendim të gjykatësit Albert Keraj. I riu u lirua me kusht që gjatë kohës së 5 viteve provë të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.

Por krejt e kundërta u dëshmua paraditen e sotme, kur ai u fut brenda lokalit në qendër të Shkodrës dhe qëlloi një breshëri plumbash, nga të cilat gjeti vdekjen e menjëhershme Amarildo Pali dhe më vonë ndërroi jetë në spital, Liridon Kraja. Motivet që çuan Gilën drejt krimit pritet të zbardhen gjatë dëshmisë së tij.

VENDIMI I PLOTË:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ragip Jonuz Gila për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, parashikuar nga neni 283, paragrafi i parë i KP.

Në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të KPP, dënimi prej 5 (pesë) vjet burgim ulet me 1/3 e tij, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Ragip Jonuz Gila me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të KP urdhërohet:

pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim.

vënia në provë të të pandehurit Ragip Jonuz Gila për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës ai të mos kryejë vepër tjetër penale

gjatë kohës së provës, i pandehuri Ragip Jonuz Gila të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Shkodër.

Në zbatim të nenit 59/6 dhe 102 të KP, urdhërohet i pandehuri Ragip Jonuz Gila të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.

Referuar nenit 261/1/b dhe 389 të KPP, deklarohet shuarja e masës së sigurimit ndaj të pandehurit Ragip Jonuz Gila, caktuar me vendimin nr. 746, datë 18.08.2024 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Urdhërohet menjëherë heqja e masës ndaj të pandehurit Ragip Jonuz Gila dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i tij nga dhomat e paraburgimit, nëse nuk mbahet për ndonjë arsye tjetër.

Një kopje e këtij vendimi, pasi të ketë marrë formë të prerë, i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dhe Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Shkodër për të kontrolluar e verifikuar respektimin e detyrimeve të dhëna me këtë vendim nga i pandehuri.

Shpenzimet procedurale gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore të parapaguara nga shteti lihen në ngarkim të të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall sot në Shkodër, në datën 04.03.2025.

Gjyqtar

(ALBERT KERAJ)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI