Flash

Vrasja e Kristian Kolës, babai i viktimës: Do të marr personalisht haj

Lapsi.al 8 September 2025
Vrasja e Kristian Kolës, babai i viktimës: Do të marr

Babai i Kristian Kolës, i cili u vra mbrëmjen e 3 shtatorit në një lokal në Shkodër, ka paralajmëruar hakmarrje për të birin. Duke folur për “Shqipëria live”, babai i 34-vjeçarit ka hedhur akuza ndaj autoriteteve dhe theksoi se ndërhyrja e ambulancës u bë me vonesë. Ai shprehet gjithashtu se lajmin për humbjen e dalin e mësoi nga mediat. Ndër të tjera i ati i 34-vjeçarit thekson se i biri nuk ka pasur konflikte, ndërsa natën e ngjarjen shoqërohej me një mik.

“E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër sy. Këtu 99% është dora e policisë, e Shtetit që i jep këtyre atentatorëve mundësi me vra me pare. Djali ka punuar në ndërtim. Nuk ka pasur mundësi të bëjë punë tjetër, se ishte 10 orë në ditë në ndërtim. Unë djalin e kam pas si shok, ka pasur një natyrë të veçantë, ishte i urtë i shoqërueshëm. Nuk është marrë me asnjë aktivitet tjetër.

Ne si familje nuk kemi pasur asnjë konflikt, as asgjë. Kristiani ka pasur vetëm 1 automjet në emër të tij, nuk ka qenë i martuar, por ka qenë me një vajzë, e cila ka ndejt sa ka dash në shtëpinë tonë, është ndarë pastaj me mirëkuptim. Natën që ndodhi atentati ka qenë me një shok që rri gjithmonë. E vranë, ndejti në tokë për 1 orë, po të kishte ardhur ambulanca më herët ndoshta mund edhe të jetonte.

Unë mendoj për hakmarrje, me më dal ai që më vrau djalin do ta vras, do marr personalisht hak. Do e marr dhe te ata policë që nuk, nuk kam frikë nga askush. Edhe mua mund të më vrasin pas shpine, por frikë nuk kam askush. Duhet të hiqet policia e Shkodrës, me themele, të vendoset një polici tjetër”, shprehet babai i Kristian Kolës.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI