Flash

"Ndeshja nesër mund të ndryshojë grupin": Gjimshiti mesazhin e ka për Serbinë

Lapsi.al 8 September 2025
"Ndeshja nesër mund të ndryshojë grupin": Gjimshiti

"Kualifikimi në Botëror do të ishte historik dhe gjë e mirë për Shqipërinë. Mesazhi është që nesër do jemi gati, do japim gjithçka për ato tre pikë, do japim maksimumin dhe ta shijojnë edhe tifozët". Berat Gjimshiti flet si kapiten, i tillë si do të jetë nesër në fushë kundër Letonisë, ndaj të cilës gabimet janë të ndaluara. Qendërmbrojtësi, që mungoi në miqësoren zhgënjyese me Gjibraltarin, është gati të japë kontributin e tij, me një paralajmërim për Serbinë, me të cilën luajmë në tetor. "E dimë që është rasti i fundit vetëm nëse të tjerët gabojnë, skuadra është mirë. Ndeshja nesër mund të ndryshojë grupin dhe të fusë në presion të tjerët, kjo është gjëja e rëndësishme".

Gjimshiti e di mirë që do të jetë një ndeshje e vështirë, sidomos me Letoninë, që do të tentojë të përdorë kundërsulmin, duke qenë se kuqezinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht: “Ajo që luajtëm atje nuk ishte e mirë, sigurisht që kemi gabuar, sidomos në futbollin e sotëm nuk është më aq e thjeshtë si para disa vitesh ku fitoje thjesht. Duket edhe në ndeshjet e këtyre eliminatoreve, pashe Holandën dje me Lituaninë që fitoi 3-2. Por nesër besoj se do të jetë ndryshe, na duhen tre pikët që të kemi shanse për kualifikim, e kemi vetë në dorë ende dhe kjo është gjëja e rëndësishme".

Lexo më tej: Sylvinho, "reshtore" që në Malaga: asnjë i dëmtuar, nga nesër stërvitja në Tiranë

Letonezët, për më tepër me një trajner italian si Nicolatto, dinë të mbrohen dhe e treguan edhe në Riga. Në këtë pikë, duhet intensitet e inteligjencë për të krijuar hapësirat e për të fituar ndeshjen: "Nëse luan me kombëtaret pak më të vogla mund të mbyllen mbrapa, sepse kundër Serbisë ishte më shumë ndeshje e hapur. Me Letoninë e dinë cilësitë që kanë dhe e dinë që është e vështirë. Duhen lojtarë cilësorë për tju përgjigjur”, e mbylli Gjimshiti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI