Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Identifikohet viktima e atentatit në Shkodër, Armando Pali punonjës i IKMT

Lapsi.al 8 September 2025
Identifikohet viktima e atentatit në Shkodër, Armando Pali

Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm. Viktima e ngjarjes është identifikuar si Armando Pali, një emër i njohur për komunitetin lokal, pasi ishte punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Shkodër dhe më herët, anëtar i Këshillit Bashkiak.

Pali humbi jetën si pasojë e breshërisë së kallashnikovit që u qëllua në drejtim të tij dhe të Erogen Vasos, i cili mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në një zonë të populluar, duke rrezikuar edhe sigurinë e qytetarëve të tjerë në atë moment.

Sipas burimeve zyrtare, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga Policia, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e atentatit. Ende nuk është bërë e ditur nëse vrasja lidhet me detyrën e viktimës apo me çështje të tjera personale apo kriminale.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Masat e nxehta me origjinë afrikane do të jenë prezent në vendin tonë duke sjellë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës kryesisht temperatura deri në 7 gradë...

07:22

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI