Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Berisha thërret më datë 10 shtator mbledhjen e kryesisë

Lapsi.al 8 September 2025
Berisha thërret më datë 10 shtator mbledhjen e kryesisë

Selia blu ka nisur lëvizjet e para pas datës së dekretimit për mbledhjen e legjislaturës së re të Kuvendit. Mësohet se ditën e sotme, kreu i PD-së ka kërkuar mbledhjen e kryesisë së partisë.

Mbledhja do të mbahet ditën e mërkurë, më datë 10 shtator, një ditë para mbledhjes së së Asamblesë së PS-së. Në mbledhje pritet që të diskutohen alternativat e vendimmarrjes së PD-së në lidhje me zhvillimet politike në vend.

Ndërkohë që mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025. Deputetët e rinj do të mblidhen dhe betohet të premten, në orën 10:00, një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI