Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

A u helmua bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani? Çfarë zbuluan ekzaminimet

Lapsi.al 8 September 2025
A u helmua bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani?

Zbulohet shkaku për të cilin i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, përfundoi në urgjencën e QSUT-së, mbrëmjen e së shtunës.

Pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve nga mjekët e QSUT, mësohet se komplikacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike, duke shuar kështu dyshimet për një helmim të mundshëm.

Fillimisht u aludua se Dumani ishte helmuar nga ushqimi që kishte konsumuar në qeli, dhe krejt papritur kishtë rënë në gjendje të fikti.

Ndërkohë, ditën e djeshme Dumani ka dalë nga qelia, ku mbahet nën masa të rrepta sigurie.

Pas kontrolleve të kryera në QSUT, mjekët kanë përfunduar se gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, nuk kërkon trajtim spitalor.

Kjo është hera e dytë që Dumani shfaq probleme të tilla, ndërsa edhe më herët mjekët e burgut 313 kishin rekomanduar një kontroll më të hollësishëm.

Aktualisht, Dumani mbahet në ambientet e dikurshme të 41-bisit, tashmë të përshtatura për të penduarit e drejtësisë me kërkesë të SPAK.

Përveç tij, në këtë sektor ndodhen edhe 12 të penduar të tjerë, por Dumani dhe Erjon Alibej konsiderohen dëshmitarët më të fortë të strukturës antikorrupsion.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI