Flash

Gaza ndez tensionet Paris–Uashington: Kush ka faj për dështimin e bisedimeve?

Lapsi.al 7 September 2025
Gaza ndez tensionet Paris–Uashington: Kush ka faj për dështimin

Ministria e Jashtme e Francës iu kundërpërgjigj sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio pas pretendimeve se plani i Francës për të njohur shtetin palestinez kishte penguar negociatat për armëpushim në Gaza.

“Njohja e Shtetit të Palestinës nuk shkaktoi prishjen e negociatave për pengjet,” thuhej në një postim të bërë në një llogari të re në X të quajtur French Response, që një zëdhënës i qeverisë franceze konfirmoi se është e lidhur me ministrinë në Paris.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, të premten njoftoi se do të niste faqen "French Response" si pjesë e një strategjie për t’iu kundërpërgjigjur “të gjithë atyre jashtë vendit që duan të dëmtojnë imazhin e Francës”. 

Rubio kishte thënë më herët këtë javë se vendimi i presidentit Emmanuel Macron për të njohur shtetin palestinez kishte shkatërruar çdo mundësi për marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. “Hamas u tërhoq nga negociatat sapo, atë ditë, Franca shpalli vendimin e saj,” tha Rubio.

Por French Response publikoi kohët e sakta të postimeve në rrjetet sociale nga Macron dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për të treguar se “negociatat kishin dështuar përpara shpalljes së Francës”. Gjithashtu iu referua një deklarate në një konferencë të OKB-së në korrik, të udhëhequr nga Franca dhe Arabia Saudite, ku thuhej se “njohja dhe realizimi i shtetit të Palestinës janë një komponent thelbësor për zgjidhjen me dy shtete”. 

Në listë u përfshi edhe një mesazh nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili shpalli tërheqjen e SHBA-së nga negociatat e armëpushimit, duke akuzuar Hamasin se nuk po vepronte me mirëbesim.

Barrot tha se ministria po forcon kapacitetet e saj për të zbuluar dezinformimin përmes “qendrave të monitorimit” në rrjete sociale dhe se llogaria automatike u krijua për të “kundërshtuar sulmet e pabaza që na targetojnë”. 

Macron njoftoi në korrik se Franca do të njihte shtetin palestinez. Që atëherë, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Belgjika kanë bërë shpallje të ngjashme.

Ndërkohë, bilanci i luftës mbetet dramatik: mijëra palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku 1,200 izraelitë u vranë dhe 251 u morën peng. Deri në fund të gushtit, sipas OKB-së (që citon Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza të kontrolluar nga Hamasi), mbi 63,500 palestinezë ishin vrarë, përfshirë gati 10,000 gra dhe mbi 18,000 fëmijë. 

Të shtunën, Izraeli u kërkoi banorëve të Gazës të zhvendoseshin në një “zonë humanitare” në jug, ndërsa përgatitej të merrte kontrollin e qytetit të Gazës. Zona Al-Mawasi, në bregun jugor, është shpallur më parë “humanitare”, por megjithatë është bombarduar në mënyrë të përsëritur.

Politico, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI