Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Aksident i rëndë në Librazhd/ Makina del nga rruga dhe bie në greminë

Lapsi.al 7 September 2025
Aksident i rëndë në Librazhd/ Makina del nga rruga dhe bie

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një zonë rurale të bashkisë Librazhd, ku si pasojë drejtuesi i automjeti ka mbetur i plagosur rëndë. Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas është rrokullisur për rreth 100 metra në një greminë.

Gjithashtu bëhet me dije se i plagosuri është nxjerrë nga automjeti dhe është nisur me autoambulancë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht i aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka qenë për shkak të shpejtësisë ose gjendjes së rrugës së amortizuar mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI