Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tentoi t'i shiste drøgë, më pas abuzoi seksuàlisht me 18-vjeçaren, arrestohet Preza

Lapsi.al 6 September 2025
Tentoi t'i shiste drøgë, më pas abuzoi seksuàlisht

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku 26-vjeçari, Leonar Preza akuzohet se ka përdhunuar një 18-vjeçare italiane.

Sipas raportimeve, Preza i është afruar fillimisht 18-vjeçares, e cila ishte ulur në një stol pranë hotelit ku ishte me shoqërinë e saj, dhe ka tentuar t'i shesë lëndë narkotike.

Më pas ai e ka bindur të zhvendosen te zona e shezloneve, ku dhe ka abuzuar seksualisht me të. 26-vjeçari, punëtor i shezlonëve dhe babai i tre fëmijëve nuk është person i panjohur për policinë. Më herët ai ka qenë arrestuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë dëshmisë së saj 18-vjeçarja është shpehur në polici se kishte qenë me shoqërinë e saj kur në një çast është shkëputur nga ata dhe është ulur në një shezlon pak metra larg hotelit ku ishin. Më tej ka treguar se rreth orës 5:30 të mëngjesit i është afruar një person i cili e ka sulmuar dhe ndonëse ka tentuar të mbrohet ai e ka përdhunuar.

Ndërkohë, Preza nga ana tjetër është shprehur se ka kryer marrëdhënie intime me të renë italiane, por sipas tij ka ndodhur edhe me dëshirën e 18-vjeçares. Bëhet me dije se vajza u dërgua në spital ku iu nënshtrua një vizite të hollësishme mjekësore. Ajo ka pasur shenja në duar, në qafë e në pjesë të tjera që tregojnë se mund të jetë abuzuar mund të jetë përdhunuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI