Flash

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis shpall paketë masash me vlerë 1.6 mld euro

Lapsi.al 6 September 2025
Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis shpall paketë masash me

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur nga Panairi i 89-të Ndërkombëtar i Selanikut, një paketë masash me vlerë 1.6 mld euro si kundërpërgjigje për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe banesave që ai i quajti reformat më të guximshme të viteve të fundit, të cilat prekin më shumë se 4 milionë grekë.

Në fjalën e tij, ai theksoi se Greqia ka kaluar nga kriza në stabilitet, duke ulur papunësinë, rritur investimet dhe turizmin duke rikthyer besimin ndërkombëtar.

Mitsotakis tha se prioriteti mbetet mbështetja e të ardhurave të qytetarëve përballë rritjes së kostos së jetesës, por pa kompromentuar stabilitetin fiskal.

Ndër masat kryesore janë ulja e normave tatimore me 2 pikë për të gjithë dhe ulje shtesë për familjet me fëmijë, si dhe tatim zero për të rinjtë deri në 25 vjeç me të ardhura deri në 20 mijë euro. Deri në moshën 30 vjeç, tatimi ulet nga 22% në vetëm 9%. Përfitimi për të gjitha këto katigori do të jetë nga 400 deri në 4100 euro në vit.

Në një prej aspekteve të luftës ndaj rritjes së çmimeve të banesave ai tha se qeveria greke planifikon ndërtimin e 2 mijë apartamenteve në ish-repartet ushtarake për qytetarët pa banesë, si dhe normë më të ulët 25% për qiratë nga 12.000- 24000 mijë euro.

Në fshatrat me më pak se 1.500 banorë, taksa mbi banesën e parë, ENFIA, do të përgjysmohet në vitin 2026 dhe do të hiqet plotësisht një vit më pas, ndërsa në ishujt e vegjël kufitarë do të ketë ulje të TVSH-së me 30%.

Një tjetër masë është rritja e pagave për mbi 151.000 pjesëtarë të forcave të armatosura, policisë, zjarrfikësve, rojes bregdetare si dhe diplomatëve. Për pensionistët, diferenca personale do të përgjysmohet në vitin 2026 dhe do të hiqet plotësisht në 2027, duke sjellë përfitime për qindra mijëra qytetarë.

Mitsotakis theksoi se Greqia nuk do të bëjë kurrë kompromis me sigurinë kombëtare dhe rolin e saj në Europë, ndërsa paralajmëroi katër reforma afatgjata deri në vitin 2030: një diplomë të re kombëtare për arsimin, një sistem shëndetësor publik të përmirësuar, modernizimin e urbanistikës dhe kadastrës, si dhe një hartë të re energjetike kombëtare.

“Unë nuk jap premtime boshe dhe as para që nuk ekzistojnë. Jap vetëm plane konkrete për zhvillim, me synimin që në vitin 2027 vendi të hapë një kapitull të ri, edhe më të suksesshëm”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI