Flash

Izraeli godet ndërtesën më të lartë të qytetit të Gazës

Lapsi.al 6 September 2025
Izraeli godet ndërtesën më të lartë të qytetit

Ushtria izraelite ka intensifikuar ofensivën në qytetin e Gazës, duke i kërkuar qytetarëve që të largohen menjëherë në jug, përpara bombardimeve të planifikuara në zonat urbane. Paralajmërimi u dha të shtunën, ndërsa trupat izraelite vazhdojnë të përparojnë në zonën më të populluar të Rripit të Gazës.

Forcat izraelite kanë goditur ndërtesën më të lartë në qytetin e Gazës, e cila, sipas ushtrisë, ishte përdorur nga Hamasi.

Zëdhënësi i ushtrisë, Avishai Andrai, ka bërë thirrje në rrjetet sociale që banorët të zhvendosen drejt një zone të caktuar në Khan Yunis, të cilën e cilësoi si “zonë humanitare”, ku, sipas tij, do të ofrohen ushqim, strehim dhe ndihmë mjekësore.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e ka cilësuar Qytetin e Gazës si një bazë kryesore të Hamasit dhe ka urdhëruar një operacion të plotë për marrjen nën kontroll të tij, pas sulmit të rëndë të Hamasit në tetor 2023 që shpërtheu luftën.

Sipas mediave ndërkombëtare, ofensiva rrezikon të shkaktojë zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve që janë strehuar në qytet. Para fillimit të konfliktit, qyteti i Gazës strehonte afro 1 milion banorë, që përbënin gati gjysmën e popullsisë së Rripit të Gazës.

Nga ana tjetër, Egjipti ka reaguar ashpër, duke e cilësuar si “nonsense” (marrëzi) pretendimin se largimi i civilëve palestinezë është vullnetar. Autoritetet egjiptiane kanë ngritur shqetësime të mëdha për përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza, ndërsa ndërkombëtarisht rriten thirrjet për një ndalim të menjëhershëm të luftimeve.

Ndërkohë, në terren, përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë kanë hyrë në një fazë të re, ndërsa fluksi i zhvendosjeve masive rrezikon të përkeqësojë edhe më tej situatën humanitare në rajon.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI