Flash

Telefonata nervoze mes PSG e Juves: “Na keni tallur. Do t’i kujtojmë metodat tuaja”

Lapsi.al 5 September 2025
Telefonata nervoze mes PSG e Juves: “Na keni tallur. Do t’i

Merkatoja verore është mbyllur me një mbetje tensionesh mes PSG dhe Juventus. Në qendër të çështjes, e ardhmja e Randal Kolo Muani, sulmuesi francez protagonist i një vere të lëvizshme. Negociata mes dy klubeve jo vetëm që nuk ka përfunduar me sukses, por ka lënë pas plagë të hapura dhe fjalë të rënda.

Pas muajve pozitivë të kaluar me fanellën bardhezi në huazim, Juve kishte punuar gjatë për ta rikthyer sulmuesin francez në Torino, por oferta e fundit e paraqitur nga bardhezinjtë i ka nxjerrë nga vetja kampionët e Europës në fuqi: të dy klubet kishin punuar gjithmonë mbi një shifër afër 60 milionë eurove mes një huazimi të ri dhe detyrimit të blerjes, por Damien Comolli provoi ta mbyllte me një ofertë të re të ulët prej gjithsej 40 milionësh. Në fund PSG zgjodhi një rrugë tjetër: sulmuesi fluturoi drejt Premier League, te Tottenham, me Juventus që u orientua te Openda.

PSG i tërbuar me Juven: “Do t’i kujtojmë metodat tuaja”

Sipas zërave të raportuar nga media franceze Sports Zone, presidenti Nasser Al-Khelaïfi ka kontaktuar drejtpërdrejt drejtuesit juventinë për t’ua shprehur gjithë irritimin e tij dhe fjalët e tij kanë qenë shumë të ashpra: “Na keni tallur për javë të tëra… Do t’i kujtojmë metodat tuaja, mund të jeni të bindur për këtë”.

Një frazë që tingëllon si një paralajmërim i vërtetë dhe si një sinjal se marrëdhëniet mes dy klubeve, që në të kaluarën kanë bashkëpunuar disa herë në merkato, mund të jenë kompromentuar.

Lexo më tej: Gafa e pabesueshme e PSG, tronditet Juventus : Kolo Muani nuk luan dot kundër Milan

Nuk është hera e parë që operacioni Kolo Muani shndërrohet në terren përplasjeje. Që në janar, Juventus kishte mbetur i befasuar kur PSG, pak orë para mbylljes së merkatos, kishte komunikuar pamundësinë për të përfunduar transferimin për shkak të tejkalimit të kufirit maksimal të huazimeve të vendosur nga FIFA.

Një befasi që e kishte lënë atëherë drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli me duar të lidhura. Me përsëritjen e verës, përçarja është bërë edhe më e dukshme: nga njëra anë Juve, e bindur se ka bërë maksimumin; nga ana tjetër PSG, i sigurt se është trajtuar me pak transparencë.

PSG-Juventus, marrëdhënie të kompromentuara për të ardhmen?

Tani mbetet për t’u kuptuar cilat do të jenë pasojat e këtij përplasjesh diplomatike. Për Kolo Muani hapet një aventurë e re në Angli, ndërsa Juventus ka parë diku tjetër për të forcuar repartin ofensiv me ardhjet e Zhegrovës dhe Opendës.

Ajo që është e sigurt, është se marrëdhëniet mes Parisit dhe Torinos vështirë se do të kthehen të qeta së shpejti: telefonata e nxehtë e Al-Khelaïfi rrezikon të mbetet gjatë si një paralajmërim në raportin mes dy klubeve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI