Flash

Të shtëna armësh në Kukës, policia jep detaje

Lapsi.al 5 September 2025
Të shtëna armësh në Kukës, policia jep detaje

Të shtëna armësh u dëgjuan mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen 5 të Kukësit. Policia thotë në një njoftim zyrtar se incidenti ka ndodhur rreth orës 20:50. 

Një person i identfikuar me inicialet U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A.. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar si pasojë e të shtënave. Dyshohet se shkak për sherrin është bërë një parkim automjetesh. 

“Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.. Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj" - thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI