Flash

Putin kërcënon BE: Do sulmojmë çdo kontigjent ushtarak që do të vendoset në Ukrainë

Lapsi.al 5 September 2025
Putin kërcënon BE: Do sulmojmë çdo kontigjent ushtarak

“Rusia do ta konsiderojë çdo kontingjent ushtarak në territorin ukrainas një objektiv legjitim për t’u goditur”. Kështu u shpreh Presidenti rus Vladimir Putin gjatë seancës plenare të Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok. Shefi i Kremlinit tha “lidhur me kontingjentet e mundshme ushtarake në Ukrainë, kjo është një nga arsyet kryesore për përfshirjen e Ukrainës në NATO”. “Prandaj, nëse trupat shfaqen atje, veçanërisht tani, gjatë kryerjes së operacioneve ushtarake, ne nisemi nga supozimi se këto do të jenë objektiva legjitime për shkatërrimin e tyre”, tha ai.

Putin mohoi çdo mundësi për marrëveshje mes Moskës dhe Kievit duke paralajmëruar vazhdimin e konfliktit ushtarak, pavarësisht thirrjeve të perëndimit dhe paralajmërimeve amerikane për sanksione të ashpra.

“Një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës mbi çështjet kyçe që lidhen me konfliktin do të jetë praktikisht e pamundur. Arritja e një marrëveshje me palën ukrainase mbi çështjet kyçe do të jetë praktikisht e pamundur, edhe nëse ekziston vullneti politik”, tha ai.

Putin tha se kishte arritur një dakordësi me homologun e tij amerikan Donald Trump për të mbajtur kontakte telefonik nëse është e nevojshme. “Nëse është e nevojshme, ne (Unë dhe Trump) mund të telefonojmë njëri-tjetrin, të lidhemi, të flasim. Ai e di që unë jam i hapur për këto biseda, dhe kështu është edhe ai”, vuri në dukje Putin.

Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet në botë, shtoi ai, para së gjithash me ato që duan të punojnë me ne, me miqtë tanë.

Shumë kompani që janë larguar nga tregu rus mezi presin të kthehen, tha Putin, duke shtuar se “për arsye politike, shumë kompani evropiane janë larguar, është e vërtetë, duke pësuar humbje”. “Por ne mbajmë kontakt: shumë mezi presin që të hiqen të gjitha kufizimet e ndryshme politike dhe do të donin të ktheheshin në çdo kohë. Ne nuk i kthejmë shpinën askujt. Nuk kemi dëbuar askënd; kushdo që dëshiron mund të kthehet gjithmonë, por vetëm sipas kushteve që janë krijuar në këtë moment”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI