Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Plagosi mësuesen, policia gjermane vret 18-vjeçarin nga Kosova gjatë ndjekjes

Lapsi.al 5 September 2025
Plagosi mësuesen, policia gjermane vret 18-vjeçarin nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në landin e Hesisë, Gjermani, ku një mësuese është plagosur rëndë me thikë nga një nxënës 18-vjeçar me origjinë nga Kosova. Sipas raportimeve të mediave gjermane, mësuesja është goditur në zonën e stomakut, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat vendase bëjnë me dije gjithashtu se 18-vjeçari shqiptar nga Kosova, u qëllua për vdekje nga policia pas ndjekjes, pasi ai u bë agresiv dhe vrapoi me një thikë në dorë drejt oficerëve.

Bild shkruan se mbetet e paqartë nëse ai ishte gjithashtu në klasë apo hyri në klasë, por pas sulmit u largua. Pak pas orës 11:00 të paradites, policia mori një raport për një person të dyshimtë në një park rreth tre kilometra larg shkollës, i cili përputhej me përshkrimin e autorit të krimit.

Kur forcat speciale donin ta kontrollonin të dyshuarin, ai dyshohet se vrapoi drejt e në drejtim të oficerëve me një thikë. Më pas, policia dyshohet se e qëlloi. I dyshuari u arrestua”, informon media mes të tjerash për dinamikën e vrasjes së të dyshuarit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Deri në orët e mesditës i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën Pe...

07:25

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI