Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Parashikimi i motit për ditën e premte

Lapsi.al 5 September 2025
Parashikimi i motit për ditën e premte

Deri në orët e mesditës i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën Perëndimore.

Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa qytetet bregdetare do të vijojnë të jenë me kthjellime edhe përgjatë pasdite dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 35°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI