Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Nagelsmann bën copë Gjermaninë e tij, pas humbjes në Sllovaki: “E morën lehtë”

Lapsi.al 5 September 2025
Nagelsmann bën copë Gjermaninë e tij, pas humbjes në
Fillimisht Hancko e më pas Strelec. Gjermania e Julian Nagelsmann shembet në Sllovaki përballë Kombëtares së drejtuar nga Francesco Calzona, e cila u ka dhënë gjermanëve një 2-0 të pastër në debutimin e sfidave të kualifikimit për Botërorin 2026 në grupin A. Trajneri i Gjermanisë përtypet hidhur dhe në transmetim të drejtpërdrejtë sigurisht që nuk është tërhequr, duke kritikuar ashpër skuadrën e tij, e cila është dukur objektivisht e fikur dhe pak reaguese, ndryshe nga kundërshtarët. “Nuk dua të dëgjoj më fjalën ‘cilësi’, është një çështje motivimesh – shpjegon trajneri gjerman. – Ne kemi përzgjedhur lojtarët më të mirë nga Gjermania, por ndoshta duhet të synojmë më pak cilësi, por lojtarë që japin maksimumin”. Nagelsmann është i bindur se me lojtarë të aftë për të zbritur në fushë me një tjetër qëndrim, rezultati do të kishte qenë ndryshe: “Po të kishin ardhur ata lojtarë, do të kishte pasur një rezultat ndryshe nga ai që kemi marrë”. Gjermania është kështu tani e ndalur në 0 pikë, bashkë me Luksemburgun që u mund 3-1 kundër Irlandës së Veriut.

Lexo më tej: Sllovakia trondit Nagelsmann, bie Gjermania: Spanja pa probleme, Belgjika një furi

Akuza mbi lojtarët

Nagelsmann ka drejtuar gishtin mbi paraqitjen dhe pikërisht mbi sipërfaqësinë e treguar në disa raste nga lojtarët e tij: “Sot ishim shumë larg gjithçkaje, për mirë e për keq – tha ai. – Të gjithë duhet të kuptojnë se ndeshje si këto duhet t’i përballojmë sikur të ishte një gjysmëfinale e Champions League”. Trajneri shpjegon cili ka qenë gabimi i madh në fushë: “Në përgjithësi kam besim te lojtarët, dhe për këtë arsye i thërras, por nuk mjafton të luash me frenin e dorës të tërhequr”. Trajneri gjerman nënvizon se lojtarët e Gjermanisë e kanë nënvlerësuar angazhimin kundër Kombëtares së drejtuar nga ish-tekniku i Napolit. “I shohim rregullisht në Kupë këto histori të Davidit kundër Goliatit – tha ai. – Nëse nuk arrijmë ta menaxhojmë gjithë këtë, atëherë mund të mbyllim librin”. Dhe përfundon: “Cilësia nuk ka rëndësi. Pse ka ndeshje në Kupën e Gjermanisë ku një skuadër e kategorisë së tretë si Wehen Wiesbaden barazon 2-2 me Bayern Munich? Jo për cilësinë e lojtarëve, por thjesht për motivimet”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI