Flash

Mrekullia në tragjedinë e Lisbonës, 3-vjeçari u gjet i gjallë nën rrënojat e tramit

Lapsi.al 5 September 2025
Mrekullia në tragjedinë e Lisbonës, 3-vjeçari u gjet i

Një fëmijë trevjeçar nga Gjermania u nxor i gjallë nga rrënojat e një aksidenti tragjik me tramvaj në Lisbonë të Portugalisë, ku humbën jetën 16 persona, përfshirë edhe babain e tij. Nëna e tij ndodhet mes të plagosurve, ndërsa mbi 20 të tjerë, përfshirë turistë të huaj, kanë pësuar lëndime të ndryshme.

Ngjarja ka tronditur thellë kryeqytetin portugez, duke lënë dëshmitarët në gjendje tronditjeje. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të zbuluar shkakun e aksidentit dhe kanë urdhëruar kontrolle të menjëhershme në të gjithë rrjetin e tramvajeve të qytetit. Kompania e transportit publik, Carris, ka bërë me dije se ka filluar edhe një hetim të pavarur.

Shpëtimi i djalit të vogël është cilësuar si një mrekulli dhe ka sjellë një grimcë shprese dhe lehtësimi në mes të tragjedisë së rëndë që goditi qytetin. Ndërkohë, ekipet e emergjencës vazhdojnë punën për të ndihmuar të plagosurit dhe për të mbledhur informacione lidhur me aksidentin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI