Flash

Messi në lot për ndeshjen e fundit në Argjentinë: “Duhet të jem i sinqertë me veten”

Lapsi.al 5 September 2025
Messi në lot për ndeshjen e fundit në Argjentinë:
Për Lionel Messi ajo që sapo kaloi ishte një natë e paharrueshme. “Pleshti” zbriti në fushë për ndeshjen e tij të fundit të luajtur para popullit të tij, në Argjentinë, përpara Botërorit. Kombëtarja e teknikut Scaloni mposhti Venezuelën me një 3-0 të pastër falë edhe dopietës së sulmuesit të Inter Miamit, për të mbyllur më pas grupin e kualifikimeve të Amerikës së Jugut më 10 tetor, në Ekuador. Dhe pastaj do të luhen Botërori 2026, që Argjentina do të kërkojë ta mbrojë si kampione në fuqi. E vështirë të dihet nëse Messi do të jetë aty apo nëse ajo kundër Ekuadorit në transfertë do të jetë në fakt ndeshja e tij e fundit me fanellën e “Seleccion”. Fenomeni argjentinas, pikërisht për këtë arsye, e kishte për zemër që kundër Venezuelës të përshëndeste para publikut të tij, në pritje për të kuptuar se cila do të jetë vendimi i tij përfundimtar. Në fushë, që para fishkëllimës së parë, Messi nuk arriti t’i mbante lotët. Publiku nga shkallët thërriste emrin e tij dhe “Pleshti” shpërtheu në lot. Në fund të ndeshjes shpjegoi: “Duhet të jem i sinqertë me veten time”.

Lexo më tej: Cheuko, truproja e Messit ndërhyn në përleshjen në fushë pas ndeshjes: tani rrezikon

Nga prania e fëmijëve në fushë te hyrja e skuadrave, deri te thirrjet e vazhdueshme të tifozëve dhe gjesti i Julian Alvarez, i cili para portës shërbeu te Messi asistin për të shënuar një gol – dhe çfarë goli – me “parabolë” përpara dygolëshit përfundimtar. Në fund të ndeshjes pyetjet mbi të ardhmen e tij ishin të pashmangshme nga gazetarët për kapitenin e Argjentinës kampione bote në Katar 2022. “Pleshti” nuk u shpreh hapur dhe i la ende dyert e hapura për një pjesëmarrje të mundshme në turne: “Kur ndihem mirë, argëtohem, por kur nuk ndihem mirë, sinqerisht, nuk argëtohem, kështu që preferoj të mos jem aty nëse nuk ndihem mirë – tha ai. – Kështu që do të shohim”.

Messi, fjalët për pjesëmarrjen në Botërorin 2026 me Argjentinën

Ai dëshiron të kuptojë nëse gjendja e tij fizike do të jetë optimale për të përballuar një turne të këtij kalibri si Botërori. Tundimi është i madh, edhe për ta mbrojtur si kapiten atë titull të fituar 4 vite më parë në fund të një finaleje të çmendur të luajtur kundër Francës. “Nuk kam marrë ende një vendim për Kupën e Botës – tha ai në fund të ndeshjes për ESPN. – Do të mbyll këtë sezon, pastaj do të vijë grumbullimi dhe nga aty do të mbeten 6 muaj. Do të shohim pra si do të ndihem, duke shpresuar të bëj një përgatitje të mirë dhe të mbyll mirë sezonin në MLS, dhe pastaj do të vendos”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI