Flash

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Unazën e Madhe pranë Paskuqanit

Lapsi.al 5 September 2025
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Unazën e Madhe pranë

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës në afërsi të zonës së Paskuqanit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30. Sipas njoftimit zyrtar një person i identifikuar me iniciale H. Ç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Policcia thotë se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

"Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit" - thuhet në njoftim. Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI