Flash

Kampi i Gjadrit/ Meloni në telashe, merr një tjetër “shuplakë” nga gjykatat

Lapsi.al 5 September 2025
Kampi i Gjadrit/ Meloni në telashe, merr një tjetër

Marrëveshja Rama – Meloni për kampin e Gjadrit merr një tjetër “shuplakë” nga gjykatat italiane. Një vendim i fundit i Gjykatës Italiane të Kasacionit ka goditur një nga dispozitat në dekretin e miratuar nga Parlamenti italian muajt e fundit, i cili lejoi rihapjen e kampit të Gjadrit për të trajtuar dhe mbajtur emigrantët në qendrën e paraburgimit të riatdhesimit (CPR).

Sipas gjyqtarëve, nëse ndalimi në një CPR nuk konfirmohet, azilkërkuesi duhet të lirohet menjëherë. Ai nuk mund të qëndrojë në një qendër të tillë “deri në 48 orë”, siç përcaktohet në dekretin e nënshkruar nga Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi.

Gjithçka nisi nga një ankesë të paraqitur nga një emigrant i transportuar në qendrën e paraburgimit në Gjadër, por më pas ndalimi i tij nuk u konfirmua nga gjykatat. Pas kësaj ai u transferua në qendrën e paraburgimit të Barit. Emigranti qëndroi në këtë objekt nga 4 deri më 5 korrik, duke shkaktuar kështu një "shkelje të qartë të së drejtës parësore të lirisë personale".

Gjyqtarët e Gjykatës së Kasacionit pretendojnë se janë shkelur 6 nene të Kushtetutës së Italisë dhe synojnë ta çojnë ligjin e qeverisë “Meloni” në vëmendjen e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata e konsideron këtë një kufizim të lirisë personale të futur me ligj: prandaj, dispozita bie ndesh me parimet kushtetuese, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligjin mbikombëtar.

Disa parti opozitare komentuan menjëherë vendimin. "Dyshimet e ngritura nga Gjykata e Lartë para Gjykatës Kushtetuese tregojnë, nëse do të nevojiteshin, se qeveria Meloni është e paaftë për të menaxhuar fenomenin e migracionit në Itali. Propozimet e miratuara nga FdI, Lega dhe FI prodhojnë rregullore që jo vetëm që janë joefektive, siç tregohet nga fakti se zbarkimet vazhdojnë me një ritëm masiv dhe në një kurbë në rritje, por edhe në kundërshtim me ligjin evropian dhe kombëtar", - akuzoi Alfonso Colucci, kreu i Lëvizjes Pesë Yje.

"Duke mos pasur ide ose strategji efektive, ata shkruajnë ligje të padobishme, të gabuara dhe shpesh të paligjshme, dhe më pas sulmojnë ata që në mënyrë të pashmangshme theksojnë se këto ligje janë të pabaza. Është e vështirë të arrihet një dështim kaq i madh" – e mbylli ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

BIRN: Mbërrin “reforma” e tretë e ujit

Në raportin e vitit 2014 mbi gjendjen e sektorit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në vend, autoriteti mbikëqyrës, Enti Rregullator i Ujit, shënjoi humbjet në rr...

14:08

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI