Flash

Joao Pedro vjell në fushë pas përplasjes së dhunshme me shokun e tij: “U ndjeva keq”

Lapsi.al 5 September 2025
Joao Pedro vjell në fushë pas përplasjes së dhunshme me
Joao Pedro u ndje keq e volli në fushën e lojës pas një përplasjeje të dhunshme me Gabriel Martinelli gjatë fitores 3-0 të Brazilit kundër Kilit, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Sulmuesi i Chelsea u përplas ballë për ballë me shokun e skuadrës gjatë një aksioni të Seleçaos dhe pak çaste më vonë u rrëzua në tokë duke vjellë. Një skenë që i surprizoi të gjithë, madje edhe stafin mjekësor që menjëherë u ngrit nga pankina për ta ndihmuar: përplasja e la lojtarin të trullosur, por pas pak ai u rikuperua pa ndonjë problem të madh.

Joao Pedro përplaset me një shok skuadre dhe vjell në fushë

Pas ndeshjes, Joao Pedro foli kështu për episodin: “Po ndiqja aksionin, po vrapoja për të tentuar ta merrja topin. Kur shikova përpara, Martinelli ishte aty. U përplasëm dhe mora një goditje në stomak. U ndjeva keq, por menjëherë pas kësaj u qetësova”. Futbollisti i Chelsea po përpiqej të arrinte topin në zonë pas një krosi, por u përplas me shokun e skuadrës dhe mbeti në tokë. Një skenë mjaft e pazakontë, që fillimisht shkaktoi shqetësim, por më pas gjithçka u normalizua brenda pak minutash. Futbollisti brazilian, i cili këtë verë kaloi nga Brightoni te Chelsea, u rikthye në vendin e tij pas ndërhyrjes së stafit mjekësor dhe u zëvendësua vetëm në pjesën e dytë nga Kaio Jorge në minutën e 71’. Joao Pedro kontribuoi në fitoren e Seleçaos ndaj Kilit dhe ishte shumë aktiv në manovrën sulmuese të skuadrës së teknikut Carlo Ancelotti, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në golin e parë të shënuar nga Estevao. Pas ndeshjes, ish-lojtari i Fluminense vazhdoi kështu deklaratën e tij për mediat: “Jam shumë i lumtur që po luaj futboll të mirë për Chelsea dhe që jam rikthyer me kombëtaren braziliane. Mendoj se ëndrra e çdo djali është të jetë këtu, dhe sot luajta titullar”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI