? Así se despidió James Rodríguez hoy del Metropolitano de Barranquilla ?? ? @Salomefajardo pic.twitter.com/S6U6ZPCUrc
— Pipe Sierra (@PSierraR) September 5, 2025
Çfarë ndodhi?
James Rodriguez shënoi golin e 1-0 në minutën e 30’, duke arritur kuotën e 14 golave në kualifikime dhe duke thyer rekordin që deri tani i përkiste Radamel Falcao si golashënuesi më i mirë kolumbian në këtë kompeticion. Ish-mesfushori i Real Madrid luajti rreth një orë përpara se të zëvendësohej dhe të shoqërohej në pankinë nga një ovacion i gjatë në këmbë i gjithë stadiumit. Dhe kështu, ndoshta edhe sepse u prek nga ai ovacion i publikut, James u emocionua dhe në fund të ndeshjes, larg të gjithëve, deshi t’i rezervonte vetes një hapësirë të vogël vetëm për të.Pa më askënd, me shkallët e stadiumit bosh dhe larg zhurmës, James u ul në qendër të rrethit të Metropolitanos. Një imazh që u bë shpejt viral dhe që ngriti disa pikëpyetje. Megjithëse dikush nëpër komente kishte theksuar se dukej si një lloj imitimi i lamtumirës së Iniesta-s me Barcelonën në “Camp Nou”, të tjerë u përqendruan te emocioni i përcjellë nga ai imazh. Edhe pse James refuzoi të japë ndonjë tregues për konfirmimin e ndeshjes së tij të fundit të kualifikimeve në shtëpi, e vërteta është se, duke pasur parasysh moshën e tij, ajo mund të ketë qenë e tillë.James Rodríguez salió besando el escudo de Colombia ??y también tuvo un tenso intercambio con Néstor Lorenzo, ¿Qué le habrá dicho James David?pic.twitter.com/AG6J2ACW7Z
— Alfonso Hernández (@AlfonsoH) September 5, 2025