Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ende në arrati autorët e atentatit/ Të maskuar, hapën zjarr ndaj 34-vjeçarit

Lapsi.al 5 September 2025
Ende në arrati autorët e atentatit/ Të maskuar, hapën zjarr

Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një atentat mafioz. 34-vjeçari Kristian Kola ishte duke pirë kafe në mes të qytetit, në një lokal te ‘Kinema Republika’, kur dy autorë kanë qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Dhe kur kanë kaluar më shumë se 10 orë nga ngjarja e rëndë, duket se policia është ende larg identifikimit apo kapjes së dy autorëve të dyshuar.

I riu ka qenë duke pirë kafe në ambientet e jashtme të lokalit, kur dy autorët me motor dhe skafandra në kokë, janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.

Pasi e qëlluan disa herë, dy autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë. Plumbat e kanë kapur të riun në pjesën e gjoksit dhe rezultuan fatal. 34-vjeçari deri më tani nuk rezulton një person me precedentë të mëparshëm kriminal, por dyshohet se më herët ka qenë autor i një plagosjeje.

Efektivë të shumtë kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e saj. Atentati ka ndodhur në mes të qytetit, një zonë e mbushur me kamera sigurie, të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur dinamikën e plotë dhe për të rënë në gjurmët e autorëve.

Blutë e Shkodrës do të marrin edhe dëshminë e personave që mund të kenë qenë brenda në lokal në momentin e atentatit. Ndërkohë, në të gjitha daljet e qytetit të Shkodrës janë ngritur pika kontrolli, por ende pa rezultat.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI