Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Detaje nga vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër/ Shoqërohen disa persona

Lapsi.al 5 September 2025
Detaje nga vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër/ Shoqërohen

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasen e 34-vjeçarit Kristian Kola në Shkodër. Bëhet me dije se Kola ka qenë duke dalë nga bari i hotelit dhe sapo është afruar te shkallët është qëlluar disa herë me plumba. Konkretisht dy persona të cilët lëviznin me motoçikletë dhe me skafandra kanë shtënë disa herë ndaj 34-vjeçarit. Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi nga duke e lënë të vdekur në vend 34-vjeçarin.

Ndërkohë disa dëshmotarë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, por vetëm kanë parë rrëzimin në tokë të Kolës dhe dy persona me skafandra të zeza dhe rroba të zeza me motor të cilët largohen me shpejtësi.

Gjithashtu mësohet se atentatorët kanë përdorur silenciator për të ekzekutuar 34-vjeçarin. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit dhe lokaleve përgjatë rrugës dhe rrugicave. Po ashtu janë shoqëruar disa persona duke u marrë në pyetje si dëshmitarë rreth ngjarjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Deri në orët e mesditës i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën Pe...

07:25

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI