Flash

Biden kryen ndërhyrje kirurgjikale për kancerin e lëkurës

Lapsi.al 5 September 2025
Biden kryen ndërhyrje kirurgjikale për kancerin e lëkurës

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një forme kanceri të lëkurës, sipas një njoftimi nga zëdhënësi i tij. Nuk është e specifikuar saktësisht kur është kryer procedura, por disa pamje nga fundi i muajit gusht e tregonin atë duke dalë nga një kishë në Delaware me një plagë të dukshme dhe të freskët në pjesën e kokës. Zëdhënësi bëri me dije se Biden është në proces shërimi dhe po rikuperohet mirë. Bëhet fjalë për një operacion të njohur si Mohs, i cili konsiston në heqjen e një shtrese të hollë indi, ekzaminimin e saj në mënyrë mikroskopike për të përcaktuar nëse ka ende qeliza kancerogjene, dhe përsëritjen e procedurës nëse nevojitet.

Në vitin 2023, Biden, tashmë 82 vjeç, kishte hequr një karcinomë bazale – një nga format më të shpeshta të kancerit të lëkurës – nga zona e gjoksit. Mjeku i tij në atë kohë konfirmoi se të gjitha qelizat kancerogjene ishin eliminuar. Po atë vit, bashkëshortja e tij, Jill Biden, iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të larguar dy karcinoma bazale, njëra afër syrit dhe tjetra në zonën e gjoksit.

Ndërkohë, në maj të këtij viti, u bë e ditur se ish-presidenti gjithashtu ishte diagnostikuar me kancer të prostatës në fazën e katërt, i cili ishte përhapur deri në kocka dhe kishte një rezultat Gleason prej nëntë – një tregues ky që tregon një formë shumë agresive të sëmundjes, sipas Cancer Research UK.

Sipas zyrës së tij, kanceri u zbulua pas një vizite mjekësore për shkak të problemeve urinare. Ai aktualisht po vlerëson disa mundësi trajtimi. Në deklaratë thuhet se, edhe pse sëmundja është në një formë më të përparuar dhe agresive, ajo reagon ndaj trajtimit hormonal, gjë që mund të ndihmojë në menaxhimin efektiv të saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI