Flash

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ KQZ hedh shortin për renditjen e subjekteve politike

Lapsi.al 4 September 2025
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ KQZ hedh shortin për renditjen e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka nisur të enjten procesin e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi, ka bërë të ditur në nisje të procesit se në këto zgjedhje garojnë 5.626 kandidatë dhe prej tyre 206 janë kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvende komunale.

Në zgjedhjet lokale për 38 komuna janë certifikuar 93 subjekte – 32 parti politike, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë në nisje të tërheqjes së shortit se ky hap tregon se procesi përgatitor ka hyrë në fazën përfundimtare.

“Zgjedhjet janë themeli i një demokracie, pasi përmes tyre qytetarët shprehin vullnetin politik duke zgjedhur përfaqësuesit në nivelin qendror dhe lokal”, ka thënë ai.

Radoniqi ka bërë të ditur se prej 17 shtatorit do të nisë votimi me postë për mbi 260 mijë shtetasit kosovarë të regjistruar që jetojnë jashtë territorit të Kosovës. Subjektet e certifikuara janë renditur me numra prej 100 deri më 192. Kosova i ka mbajtur zgjedhjet e fundit lokale në tetor të vitit 2021. Partia Demokratike e Kosovës pati fituar më së shumti komuna, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës./REL

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI