Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vodhi një shumë parash në lokal, shpallet në kërkim 60-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 4 September 2025
Vodhi një shumë parash në lokal, shpallet në kërkim

Një 60-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në lokalin e një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 25.08.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit S. L., 60 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. L., në fshatin Petran, bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë kapur shtetasin S. L. Në përfundim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit. Gjitha...

07:23

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI